CH-Ballkani

Fshati të cilit mërgata i jep jetë

Ata kanë investuar në këtë fshat rreth 700 mijë euro. Shumica prej tyre janë nga Zvicra

Mërgimtarët nga diaspora mbesin vlerë e çmuar e Kosovës dhe një pjesë e rëndësishme e saj.

Një shembull konkret se si bashkatdhetarët i dedikohen atdheut është fshati Lubishtë i Vitisë, raporton televizioni publik i Kosovës.

Ata kanë investuar në këtë fshat rreth 700 mijë euro. Shumica prej tyre janë nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se gjysma të familjeve të fshatit jetojnë në mërgim. Ky fshat gjatë luftës ka dhënë edhe pesë heronj.

Mërgimtarët kanë investuar në shumë sektorë. Edhe kur vijnë gjatë verës ndihmojnë fshatin e tyre.

 

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155323110098859/