Sport

FSHF organizon seleksionimin për fëmijët shqiptarë në Zvicër

Në këtë seleksionim mund të marrin pjesë fëmijët e datëlindjes 2001, 2002, 2003 dhe 2004. Seleksionimi do të jetë të shtunën, pra më 16 dhjetor

Ashtu si çdo vit më parë, edhe këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit organizon seleksionim (provetrening) për moshat e reja që luajnë në klubet zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Në këtë seleksionim mund të marrin pjesë fëmijët e datëlindjes 2001, 2002, 2003 dhe 2004.  Seleksionimi do të jetë të shtunën, pra më 16 dhjetor.

Kjo është një mundësi e mirë për prindërit dhe klubet t’i dërgojnë fëmijët në këtë grumbullim.

Në këtë seleksionim do të marrin pjesë edhe trajnerët e Kombëtares, U15- Eqerem Memushaj, U17- Xhemal Mustadanegiq, U19- Erjon Bogdani, U21- Alban Bushi dhe drejtori i ekipeve kombëtare Dritan Babamusta.

Klubeve të cilave ju është dërguar ftesa janë: FC Zürich, GC, FC Basel, FC Luzern, FC Thun, BSC Young Boys, FC Xamax, FC Servette, FC Lugano, FC Winthertur, FC Will, FC St.Gallen, FC Aarau, FC Sion, FC Laussane,  FC Kriens, FC Rapperswill, FC Wohlen, Team Graubünden, Team Lichtenstein etj.

Të dhënat e Seleksionimit në Zvicër.

Adresa:

Sportanlage Im Moos

8910 Affoltern am Albis

Data: 16.12.2017

Dita: e Shtunë

Ora: 10:00