Kosova

FSK-ja, me 51 automjete ushtarake amerikane

Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit bëhet me 51 automjete të blinduara Humvee.   24 do të blihen me paratë e FSK-së, derisa thuhet se 27 të tjera janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit bëhet me 51 automjete të blinduara Humvee.   24 do të blihen me paratë e FSK-së, derisa thuhet se 27 të tjera janë donacion nga Ushtria Amerikane. Kryeministri i Kosovës ka dekoruar me medaljen “ Gjergj Kastrioti” zëvendëspresidentin e kompanisë ‘AM General’, Lawrance Platt, pasi është i bindur se me nënshkrimin e kësaj kontrate do të forcohen lidhjet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kryeministri Haradinaj, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me “AM General” ka shprehur kënaqësinë e tij për modernizimin e Forcës me pajisje të tilla dhe ka thënë se tranzicioni i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë dhe me mbështetjen e aleatëve strategjikë.  Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me automjete ushtarake, të cilat kanë qenë simbol i ushtrisë amerikane.

Ministria e FSK-së kishte paraparë që vitin e kaluar të blejë 7 automjete të blinduara nga kompania “AM General” në SHBA, vlera e të cilave ishte 3.8 milionë euro.