Lajme

Ftesë për Kampin Veror të të rinjve “Toka jonë”

Kampi mbahet nga data 24 -28 korrik 2017, në qendrën rekreative “Gërmia”, në Prishtinë. Në këtë kamp do të jenë 40 pjesëmarrës nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria

Ministria e Diasporës i fton të interesuarit nga diaspora që të marrin pjesë në kampin veror për të rinjtë, i cili organizohet në bashkëpunim me OJQ-në “Toka”.

Kampi do të mbahet nga data 24 -28 korrik 2017, në qendrën rekreative “Gërmia”, në Prishtinë. Në këtë kamp do të jenë 40 pjesëmarrës nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria, të grup-moshës 14 -17 vjeç.

Qëllimi i këtij kampi është krijimi dhe thellimi i lidhjeve të brezave të rinj të diasporës me Kosovën, njohja e tyre me natyrën, kulturën dhe historinë shqiptare, si dhe njohja dhe krijimi i lidhjeve miqësore me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Për më shumë informata lidhur me programin, aktivitetet dhe mënyrën e aplikimit, drejtojuni në faqen www.toka-ks.org/diaspora