Kultura

Ftesë për Kuvendin VI zgjedhor të SHKSH në Zvicër

Punimet e këtij Kuvendi mbahet më 5 shkurt 2017, duke filluar nga ora 14.00, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich

Në pajtim me Statutit e SHKSHZ i ftojmë të gjithë anëtarët e kësaj shoqate, krijuesitë e të gjitha profileve, që të marrin pjesë në Kuvendin VI zgjedhor të SHKSHZ, me ç`rast, përveç raportit të punës dhe raportit financiar për periudhën e udhëheqjes aktuale, do të bëhet zgjedhja e organeve të reja drejtuese të SHKSHZ. Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë dhe demokratike, Kryesia i fton të gjithë anëtarët e SHKSHZ që janë të interesuar të kandidohen për t`u zgjedhur në udhëheqjen e SHKSHZ, që parprakisht të paraqesin të dhënat e tyre bibliografike së bashku me një përmbledhje programore lidhur me synimet e veprimtarisë së SHKSHZ në adresën elektronike të Shoqatës: [email protected], në ç`mënyrë do të bëjnë më efikas edhe votimin duke konkurruar me programe konkrete te punës, që do të jenë obligative në vazhdim të punës së Shoqatës.
Punimet e këtij Kuvendi mbahet më 5 shkurt 2017, duke filluar nga ora 14.00, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich, me këtë rend dite:

1. Raporti i punës Maj 2015 – Janar 2017

2. Raporti financiar për periudhën e njëjtë

3.Prezantimi i kandidatëve që konkurrojnë për organet e udhëheqjes së SHKSHZ

4. Votimet për udhëheqjen e re

5.Numërimi i votave nga një komision i zgjedhur paraprakisht në mbledhje, i cili do të ndjekë parimin që kandidatin me më së shumti vota e shpall kryetar të Kryesisë së SHKSHZ, të cilën do ta përbëjnë kandidatët sipas votave të fituara në këtë mbledhje.

6.Fjala e Kryetarit të sapozgjedhur të SHKSHZ

7. Apèro

Me qëllim që punimet e këtij Kuvendi të jenë sa më të suksesshme, i lusim të gjithë anëtarët që të marrin pjesë në këtë takim duke ndarë kohën e tyre të vlefshme për të dhënë një kontribut për zgjedhje sa më të mbara, mbi bazën e të cilave do të bëhet edhe puna e mëtejshme e SHKSHZ. Po ashtu ju lusim që të konfirmoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj në Kuvend më së largu deri më 25 janar 2017.

Kryesia e SHKSHZ ju falenderon paraprakisht për angazhimin dhe kontributin tuaj!!!