E-Diaspora

Ftohen studentët e diasporës në Universitetin Veror të Prishtinës

Universitetin Ndërkombëtar Veror do të mbahet nga data 4 deri më 15 korrik 2016

Ministria e Diasporës u bën thirrje studentëve nga diaspora që të marrin pjesë në Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të 16 –in vit  organizon Universitetin Ndërkombëtar Veror, i cili do të mbahet nga data 4 deri më 15 korrik 2016.

Në këtë Universitet do të marrin pjesë studentë dhe profesorë nga e gjithë bota. Aty do të ofrohen 11 kurse në fusha të ndryshme studimi.

Të rinjtë nga vende të ndryshme do të kenë rast t’i shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë nga fushat e tyre të studimit, ta zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre dhe të krijojnë miqësi të reja.

Në kuadër të këtij universiteti do të organizohen edhe ngjarje kulturore, ekskursione, forume, workshop-e dhe aktivitete sportive.

Për më shumë informacione, të bashkëngjitur e gjeni linkun: LINK
dhe në facebook: LINK.