Shkurt.ch

Funksionin e diplomatit mund ta ushtrojnë edhe personat me dy shtetësi

Gjendja e deritashme godiste në mënyrë ekskluzive vetëm të punësuarit e Departamentit Federal për Punë të Jashtme dhe, si e tillë, ishte diskriminuese

Këshilli Federal ka vendosur që personat me dy shtetësi në të ardhmen të mund të ushtrojnë funksionin e diplomatit zviceran. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi që nga një janari i vitit 2017, por para kësaj duhet të ndryshohet dispozita që rregullon çështjen e personelit federal, shkruan srf.ch.

Sipas të dhënave të Këshillit Federal gjendja që mbretëronte deri tash ishte e tejkaluar. Ajo godiste në mënyrë ekskluzive vetëm të punësuarit e Departamentit Federal për Punë të Jashtme dhe, si e tillë, ishte diskriminuese, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat e Këshillit Federal bëjnë të ditur se sot shumë zviceranë kanë dy e më shumë shtetësi në të njëjtën kohë. Kjo në disa raste ndodh automatikisht dhe jo të gjitha shtetet heqin dorë nga shtetasit e tyre.