Jeta në Zvicër

Furra në Cyrih, e para që s’pranon para

Një furrë e bukës në Cyrih ka vendosur të mos pranojë më pagesa nga klientët me para. Kjo ka bërë që shumica e konsumatorëve ta gjejnë vetën të papërgatitur kur shkojnë aty.

Furra e re Buchman që është afër Universitetit, është bërë një biznes me pakicë që nga e hëna ka filluar të mos pranojë më para, por vetëm pagesa në mënyrë elektronike, por edhe me Bitcoin, përcjell albonfo.ch.

“Kjo ka ndodhur vetëm sepse ka shumë të rinj dhe studentë këtu në Uniquartier, të cilët janë të teknologjisë”, thotë drejtori Daniel Wehrli. Ai ka thënë se puna pa përdorimin e parave ka disa anë pozitive, duke rezultuar në një ambient më të pastër dhe me më pak lodhje për punëtorët. “Rrethanat ishin të mira, sepse në këtë zonë ka shumë të rinj dhe studentë që kanë pasion teknologjinë”, ka thënë  Wehrli për 20Minuten.ch. “Por, ne gjithashtu dëshironin që të japim një porosi. Për ne, pagesat pa para janë e ardhmja”, ka vazhduar ai.