Feja
Fushatë për imazhin e Muhamedit në “bahnhofat” zviceranë
I riu shqiptar Edon Podrimçaku, pjesëmarrës, thotë: fushata do të ofrojë një „tabllo autentike" të profetit të myslimanëve
Së paku nga sulmi terrorist në Paris, në fillim të janarit, por edhe më herët, imazhi në perëndim i myslimanëve dhe i profetit të tyre, Muhamedit, ka pësuar një goditje të rëndë. Qytetarët e lidhin ate me dhunën dhe terrorin islamik që ushtrohet në emrin e tij dhe kështu, për shumë zviceranë ai është themelues i një religjioni të dhunës.
Këtë perceptim synon ta ndryshojë një grup besimtarësh të angazhuar myslimanë, me emrin „Komitee Prophet Muhammad-Kampagne“. Për ta bërë këtë, ata nisin një fushatë të gjerë me pllakate dhe me objekte tjera që do të vendosen në vendet më të frekuentuara, përfshirë këtu edhe stacionet hekurudhore.
Komitetin në fjalë e përbëjnë anëtarë të Këshillit Qendror Islamik (IZSR) por edhe besimtarë tjerë myslimanë. Ata planifikojnë që përveç plakateve të shpërndajnë edhe 20 mijë broshura, shkruan sonntagsblick.
Në këtë komitet bën pjesë edhe i riu shqiptar Edon Podrimçaku, 21 vjeç. Ja se çka thotë ai për shtypin zviceran: Profeti ynë viteve dhe javëve të fundit ka qenë me të madhe në shënjestër. Prandaj fushata do të ofrojë një „tabllo autentike” të profetit të myslimanëve.
Për të realizuar këtë fushatë kanë filluar të grumbullojnë mjte në gjashtë xhami të ndryshme.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit