Futboll
Futbollistët e Skënderbeut në Zvicër për pafajësinë e klubit
Skënderbeu përgatitet për “ndeshjen” më të rëndësishme të jetës. Këtë herë jo në fushë, por në zyrat e UEFA-s.
Komisioni i Apelit do të marrë në pyetje Sabjen Lilajn dhe Bakari Nimagën. Por nuk do të jenë të vetmit, pasi dëshmi para komisionerëve do të japë edhe një ish-futbollist. Bledi Shkëmbi do i bashkohet Lilajt në Zvicër.
Ky fakt konfirmohet edhe nga burime pranë klubit bardhekuq, shkruan “Panorama-Sport”.
Lojtarët, pasi janë njohur me këtë zgjedhje të klubit dhe vetë UEFA-s, janë gati që të japin dëshminë e tyre rreth dosjes së qeverisë evropiane të futbollit. Burime pranë zyrës juridike të Skënderbeut bëjnë me dije se e gjithë mbrojtja e bardhekuqve do të vendosë pikat e veta edhe në këtë seancë dëgjimore, ku pa dyshim dëshmia e lojtarëve pritet që të merret si një provë e rëndësishme, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që Nimaga do të dëshmojë me anë të një videokonference, duke qenë se hasi probleme me vizat, ndërsa Lilaj sot merr avionin për në Zvicër. Lojtarët do të flasin rreth arritjeve të ekipit, ndërsa do të mundohen që të bindin UEFA-n se ekipi nuk është bërë palë dhe as është përfshirë në trukim ndeshjesh apo manipulim rezultati.
I gjithë grupi do të “mbrohet” nga këta dy lojtarë, të cilët do të theksojnë se kanë luajtur pastër dhe me besim vetëm te loja e rregullt, pa bërë kompromis me askënd.
Edhe Bledi Shkëmbi do të japë dëshminë e tij në cilësinë e ish-kapitenit të Skënderbeut, i cili ashtu si lojtarët aktualë do të japë variantin e tij rreth ndeshjeve të dyshuara.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe