Sport

Futbollistët shqiptarë në superligën e futbollit zviceran

Në ndeshjet e superligës që u luajtën fundjavën që shkoi, Në xhiron e 25-të të super ligës së Zvicrës në futboll, në ndeshjen St. Gallen – Bellinzona u aktivizua Kristian Nushi në minutën e 65 dhe pas 11 minutave shënoi gol, me çka dhe ia siguroi fitoren ekipit të tij, me rezultat 1 me 0.

 

Në fitoren e FC Zürichut ndaj Neuchatelit si mysafir me rezultatin 2 me 1 ndihmoi edhe Admir Mehmeti i cili ishte titullar deri në zëvendësimin e tij në minutën e 75. Adrian Nikçi nuk u ftua fare për Zürichun.

Muhamed Demiri luajti tërë ndeshjen në humbjen e Thunit si mysafir ndaj Sionit 1 : 0, kurse Milaim Rama për shkak të lëndimit, nuk u aktivizua.

Në ndeshjen Young Boys-Lucern 3 :1, Burim Kukeli ishte titullar tërë ndeshjen për Lucernin por nuk arriti me klubin e tij të evitonte humbjen në Bernë.

Në fitoren e Baselit ndaj Grasshopperit me rezultat 1:2 si mysafir, Xherdan Shaqiri luajti vetëm 20 minutat e parë të ndeshjes kurse Beg Ferati dhe vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, nuk u aktivizuan.

Në anën tjetër për Grasshoperin Amir Abrashi luajti nga minuta e 66 e Vullnet Basha nuk u ftua fare. Ishte kjo fitorja e 7 e njëpasnjëshme e Baselit në 7 ndeshjet e fundit. Kjo skuadër kryeson renditjen tabelare me shtatë pikë diferencë ndaj të dytit. 

Foto: Kristian Nushi