Sport

Futbollistët shqiptarë të Zvicrës që priten të ndërrojnë mjedis

Florent Hadërgjonaj, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj janë futbollistët që mund të ndërrojnë skuadër gjatë verës

 

 

Afati kalimtar veror në Evropë ka filluar të nxehet, kurse edhe shumë futbollistë të Përfaqësueses zvicerane pritet të ndërrojnë mjedis, në mesin e tyre shumë shqiptarë, shkruan ‘Blick’.

Florent Hadërgjonaj, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj janë futbollistët që mund të ndërrojnë skuadër gjatë verës, përcjell albinfo.ch.

Florent Hadërgjonaj është 22-vjeçar dhe pasi Ingolstadt ka rënë një kategori më poshtë ai pritet të qëndrojë në Bundesligë me Wolfsburgun që e ka kërkuar. Ai ka dëshmuar se është në gjendje në luajë në elitën e futbollit gjerman.

Valon Behrami mund të shkojë në Udinese, që ka pronar të njëjtë me Watfordin. Gjithashtu edhe Sioni e kërkon.

Pajtim Kasami gjithashtu pritet të largohet nga Nottingam Forest dhe me gjasë do të rikthehet në Olympiacos.

Edhe Admir Mehmedi pritet të largohet nga Bayer Leverkusen. Hamburg e dëshiron, por Leverkusen kërkon gjashtë milionë euro.

Shani Tarashajt i përfundon huazimi në Frankfurt. Ai do të kthehet në Everton, por ka pak gjasa të qëndrojë.