E-Diaspora

Futbollisti kosovar ende po mbahet prapa grilave të burgut të Gjenevës

Një muaj pas zënkës në një fushë futbolli në Versoix, një anëtar i ekipit të KF Kosova gjendet ende në paraburgim.

Më 10 qershor, Versoix II dhe Kosova II garuan në finale të kampionatit të ligës së katërt të Gjenevës. Para përfundimit të takimit kishte shpërthyer një zënkë, të cilën e kishte filmuar një spektator në skaj të fushës.

Dy futbollistë të Versoix kishin marrë goditje të fortë, njëri prej të cilëve pësoi një thyerje të brinjës dhe dëmtim të mushkërive.

Katër lojtarë të FC Kosova kanë qenë të involvuar. Tre prej tyre tashmë janë liruar, përmes masave alternative, shkruan “Tribune de Genève”, përcjell Albinfo.ch.

Por, njëri prej tyre është ende prapa grilave në burgin Champ-Dollon.

Gjashtë lojtarë janë të përfshirë në hetime dhe kanë të bëjnë me veprën penale “shkaktim të lëndimeve trupore, grindje dhe shkelje të Ligjit për të huajt”, kanë deklaruar nga Prokuroria publike.

Edhe nga apsketi i futbollit, sanksionet kanë qenë gjithashtu të rënda. Katër lojtarë nga Kosova përjashtohen për një periudhë të pacaktuar.

Kjo praktikisht është e barabartë me një dënim të përjetshëm, të cilën rregulloret nuk e ofrojnë.

Një individ i sanksionuar mund të përsëritet vetëm nëse ai merr një rast, të cilin ai nuk mund të kërkojë gjatë tre viteve të para të dënimit të tij.

Një lojtar nga FC Versoix pezullohet deri më 10 qershor 2019. Klubi i komunitetit shqiptar është gjithashtu i sanksionuar kolektivisht. Ekipi i tij i dytë, në ndeshjen kundër Versoix për finalen e ligës së katërt,  më 10 qershor, është përjashtuar nga kampionati për dy sezonet e ardhshme.

Ish presidenti i KF Kosova, i cili kohët e fundit dha dorëheqje, i lodhur nga këto ekscese, tashmë kishte vendosur të shpërndante ekipin. Klubi gjithashtu gjobitet me 2.000 franga “për sjelljen e shumicës së lojtarëve të saj dhe pushtimin e fushës nga spektatorët të etur për të marrë pjesë në luftë”, kanë pohuar nga ACGF.