Sport

Futbollisti kosovar testohet në Zvicër

Rilind Kastrati do të udhëton për prova në Zvicër. FC Lousane dhe FC Solothurn janë skuadrat ku Kastrati do të tregojë veten

Një futbollist kosovar do të testohet në Zvicër, ku do të mundohet të dëshmojë aftësitë e tij dhe me shpesë se do të mbetet atje, raporton albinfo.ch.

 

Rilind Kastrati do të udhëton për prova në Zvicër. FC Lousane dhe FC Solothurn janë skuadrat ku Kastrati do të tregojë veten.

 

KF Liria njofton se, Kastrati ka qenë pjesë e gjithë grupmoshave të Akademisë së klubit Liria nga Prizreni.

 

“Një vit më parë ishte i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes për juniorët, kurse nga vera e vitit 2016 ai kaloi në ekipin e parë. Kastrati që ka një fizikus të dukshëm, luan edhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Shpresoj që të tregojë veten në këtë sfidë”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

 

Kastrati ka falënderuar klubin për mundësinë, përkatësisht lejen e dhënë për të shkuar në Zvicër.