Futboll
Futbollisti në ndeshje, zjarrfikësit në shtëpi
Futbollisti ganez, Bernard Tekpetey, ishte në një ndeshje të Bundesligës, derisa zjarrfikësit duhej të merreshin me një tenxhere që nuk ishte fikur, raportojnë mediat gjermane.
Sulmuesi anësor i djathtë, i cili është kthyer në Schalke pas huazimit nga Austria, ishte në bankën rezervë në fitoren 2:1 kundër Hoffenheim, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ai ishte ulur në bankën rezervë me shpresë se do të hynte në ndeshje, tenxherja ende po gatuante. Ajo shkaktoi një alarm zjarri për shkak të tymit.
Zjarrfikësit kishin intervenuar pas thirrjes nga fqinjët e tij, shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’.
Incidenti ndodhi të shtunën në ora 10:00 dhe askush nuk ishte plagosur, derisa futbollisti ganez mbërri vetëm gjysmë orë pas dramës.
Futbollisti ka dy paraqitje me Ganën në Kupën e Kombeve të Afrikës më 2017 dhe sapo është kthyer në Schalke, pasi ishte huazuar gjashtë muaj në skuadrën austriake, Altach.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën