Kuriozitete

Futbollisti më i pasur në botë

Ky është Faik Bolkiah, me pasuri prej 20 miliardë dollarë, që nuk krahasohet me askënd tjetër

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar nga pesë herë ‘Topin e Artë’, janë ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, luajnë në ekipet më të mëdha në botë, kanë paga marramendëse, por nuk janë futbollistët më të pasur në planet, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti më i pasur në botë është një 19-vjeçar, që nuk është shumë i njohur, madje as futbollist shumë i dalluar, megjithatë, luan tek Leicester City në Angli.

Ky është Faik Bolkiah, me pasuri prej 20 miliardë dollarë, që nuk krahasohet me askënd tjetër.

Pasuria e tij e madhe ka lidhje me faktin se i riu është nipi i Sulltanit të Bruneit, Hasanal Bolkiah.

19-vjeçari, edhe pse ende nuk ka bërë diçka për t’u shënuar në karrierën e tij, bën një jetë luksoze, duke jetuar në mansion së bashku me tigrin e tij.

Skuadrat e interesuara vështirë se mund ta bindin me oferta, pasi që ai  sigurisht se luan aty ku dëshiron dhe aty ku ndihet më mirë.