E-Diaspora

Futbollisti shqiptar kalon tek FC Zürich

Futbollisti shqiptar Benjamin Kolollit, i është bashkuar ekipit zviceran, FC Zurich.

Futbollisti 26-vjeçar shqiptar që ishte pjesë e Lausanne-Sport, i është bashkuar FC Zurich.

Pas negociatave të së premtes, FC Zürich dhe FC Lausanne-Sport kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Benjamin Kolollit. Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar, me FCZ nënshkroi një kontratë trevjeçare, raportojnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Kololli kishte disa propozime, duke përfshirë edhe një qasje konkrete tek FC Sion, si dhe disa oferta jashtë vendit. Më në fund, ai zgjodhi FCZ për të vazhduar karrierën e tij.

Shuma e transferimit dyshohet të jetë afër një milion franga. Të premten kundër Kriens, sulmuesi me prejardhjenga Kosova (10 gola dhe 6 asiste sezonin e kaluar në Super Ligë) nuk ishte në listën e futbollistëve që do të fillojnë kampionatin.