Sport

Futbollisti shqiptar po impresionon në Kroaci

Ai është vetëm 18-vjeçar, derisa kohë më parë ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën kroate, Lokomotiva e Zagrebit

Një tjetër futbollist, i cili pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Lirim Kastrati.

Ai është vetëm 18-vjeçar, derisa kohë më parë ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën kroate, Lokomotiva e Zagrebit, shkruan albinfo.ch.

Kastrati kishte shkuar në mars në skuadrën kroate, ku ishin shpallur kampionë të Kroacisë, derisa tani do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Ai ushtron në ekipin e parë të Lokomotivës dhe është ftuar në ekipin e parë për ndeshjen kundër Rijekës, duke qenë lojtari më i ri, kurse ka shënuar ndaj Dinamo Zagrebit U-19, në barazimin 2:2.

Ndihmesë të madhe në karrierën e Kastratit ka dhënë edhe menaxheri i njohur nga Prizreni, Rexhi Jelliqi, i cili jeton dhe vepron në Zagreb të Kroacisë.

Lirim Kastrati ka luajtur më herët për U-17 të Shqipërisë, derisa tani luan për U-19 të Kosovës.