Sport

Futbollisti shqiptar po shkëlqen në Zvicër

Futbollisti tjetër i cili po shkëlqen në Zvicër është Feriz Sadiku. Ai së fundi është ftuar nga Kosova U-19

Në Zvicër luajnë me shumë futbollistë shqiptarë dhe numri i tyre po rritet nga dita në ditë.

Një futbollist shqiptar, i cili po shkëlqen në Zvicër është Feriz Sadiku. Ai është nga Petroci i Gjilanit, dhe luan për të rinjtë e St. Gallenit.

Paraqitjet e tij i kanë impresionuar të gjithë, derisa tani ka marrë ftesë nga Kosova U-19. “Jam i lumtur për ftesën që kam marrë, është një nder i veçantë t’i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës, edhe pse kam lindur në Zvicër gjaku im rrjedh për shtetin e Kosovës dhe për këtë jam shumë i lumtur. Do të jap më të mirën për shtetin e Kosovës për rezultate të mira”, është shprehur Sadiku, shkruan ‘Rajonipress’, percjell albinfo.ch.

Ai është 17-vjeçar, derisa që tetë vite ka filluar të merret me futboll. “Nuk ka më kënaqësi sesa të luash për vendlindjen e familjarëve. Kam qenë në grumbullim dhe jam shumë i kënaqur. Lojtarët e Kosovës janë shumë cilësorë dhe besoj se do të arrijmë rezultate”, ka theksuar tutje futbollisti shqiptar, përcjell albinfo.ch.