Sport

Futbollisti shqiptar shpallet më i miri në Malajzi

Futbollisti shqiptar Liridon Krasniqi ka marrë një çmim të rëndësishëm për karrierën e tij.

Ai është shpallur Lojtari i Vitit në Malajzi, shkruan albinfo.ch.

Krasniqi mbron ngjyrat e ekipit Kedah. Ai po ashtu është nderuar edhe me çmimin Lojtari më i Popullarizuar.

Krasniqi ka shkëlqyer në Malajzi dhe këto çmime dëshmojnë për formën që e ka kaluar në këtë kampionat.