Sport

Futbollistja iraniane kërkon azil në Zvicër

Shiva Amini, 28-vjeçare, ka qenë në një festë personale në Zvicër, kur Federata e Futbollit të Iranit ka zbuluar fotot, ku ajo ishte me pantallona të shkurtë, gjatë një loje me miqtë

Një futbolliste e njohur iraniane, ka paraqitur kërkesën për azil në Zvicër, sepse ajo përballet me burg, kur të kthehet në vendlindje, pasi ka luajtur pa hixhab, shkruan ‘Daily Mail’.

Ajo gjithashtu kishte luajtur me pantallona të shkurtë, gjatë një ndeshje me meshkujt, përcjell albinfo.ch.

Shiva Amini, 28-vjeçare, ka qenë në një festë personale në Zvicër, kur Federata e Futbollit të Iranit ka zbuluar fotot, ku ajo ishte me pantallona të shkurtë, gjatë një loje me miqtë.

Bartja e hixhabit është e detyruar për gratë në Iran, që nga viti 1979.

Amini ka qëndruar në Zvicër, nga frika e arrestimit dhe kthimin e saj në shtëpi, dhe tani mendon se nuk është e sigurt të kthehet.

“Nuk mund të kthehem në Iran. Do të më arrestojnë në aeroport dhe do të më dërgojnë në burg”, tha ajo.

Ajo tani jeton në një qendër të paidentifikuar të azilit në Zvicër. Futbollistja ka thënë se është e pasigurt në Iran dhe nuk mund të kthehet atje.