Bota
Gabimisht u dërgohet letër 100 qytetarëve të BE-së se do të dëbohen nga Britania
Në mesin e atyre 100 janë përfshirë profesorë dhe intelektualë të cilët punojnë dhe me pagat e tyre dhe paguajnë taksat
Ministria e Brendshme e Britanisë (Home Office) ka tronditur 100 qytetarë të BE-së, duke u dërguar atyre letra, ku u thoshte se do të deportohen nga Britania, e më pas u tha se ishte “gabim i administratës”, përcjell albinfo.ch.
Një përfaqësues i ministrisë tha se janë duke “hetuar urgjentisht” këtë rast, duke siguruar qytetarët e saj dhe evropianët se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka ndryshuar asgjë në aspektin e statusit të qytetarëve evropianë.
“Ne jemi të vendosur absolutisht që të drejtat e qytetarëve të BE-së në territorin britanik të mbesin të pandryshuara”, tha një përfaqësues i Home Office.
Në mesin e atyre 100 janë përfshirë profesorë dhe intelektualë, të cilët punojnë dhe me pagat e tyre i paguajnë taksat.
Në rrjetet sociale këta njerëz pretendojnë të jenë të tronditur nga gabimi i autoriteteve britanike, të cilët janë të detyruar të mos bëjnë asgjë për statusin e qytetarëve evropianë, të paktën deri në dalje formale të Britanisë nga BE-ja në mars 2019.
Letra thoshte se ata kanë një muaj kohë për t’u larguar nga Britania e Madhe, e në qoftë se refuzojnë, do të merren me forcë në një qendër pritjeje dhe nga atje deportohen në ato vende nga kanë ardhur.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?