Sport

Gafa e komentatorit zviceran

Zvicra me sukses i ka përballuar përfaqësueses së Brazilit, në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, duke nxjerrë një barazim të merituar, falë edhe lojtarëve shqiptarë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta ndalur kampionin e pesëfishtë botëror, njofton Albinfo.ch. Rezultati përfundimtar ishte 1:1, ndërsa në golin e barazimit asistoi edhe Xherdan Shaqiri.

Pa dyshim se lojtari i ndeshjes duhet të jetë Valon Behrami, i cili në asnjë moment nuk e la Neymarin të dëshmojë vetveten.

Mirëpo, nën hije të kësaj ndeshje kishte edhe inserte qesharake të cilat nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga tifozët.

Në këtë mënyrë, komentatori zviceran Sascha Ruefer, pas përfundimit të ndeshjes, nga deliriumi i madh që Zvicra arriti të barazojë me Brazilin, ka bërtitur me sa zë që kishte: “Zvicra fitoi kundër Brazilit me 1:1”.