Sport

Gala mbrëmje e boksit për të ndihmuar fëmijët me nevojë

Kjo do të jetë hera e pestë që organizohet një gala mbrëmje, por e para në Kosovë. Në aktivitetet mëparshme ishin mbledhur mbi 50.000 franga zvicerane dhe u dedikuan të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër “Krebsliga”

Organizatorët kanë bërë thirrje që të vijnë sa më shumë shikues për të mbledhur fonde për fëmijët që kanë nevojë

 

Më 29 korrik në Prishtinë do të mbahet një mbrëmje e madhe sportive e bamirëse, ku në ring do të paraqiten luftëtarë me zemër humanitare, ku vijnë enkas nga e gjithë bota, vetëm e vetëm për t’i dal në thirrje këtij aktiviteti, raporton albinfo.ch.

 

“Qëllimi i kësaj mbrëmje është që të mblidhen sa më shumë të holla nga afaristët, si dhe nga shitja e biletave dhe të njëjtat t’i dedikohen fëmijëve të sëmurë, si dhe atyre jetimëve. Andaj ju lutem bëhuni edhe ju pjesë e këtij organizimi pasi kështu edhe ju do ndihmoni një fëmijë që ka nevojë për kujdes. Ndryshe, kjo do të jetë hera e pestë që organizohet një gala mbrëmje, por e para në Kosovë. Në aktivitetet mëparshme ishin mbledhur mbi 50.000 franga zvicerane dhe u dedikuan të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër “Krebsliga””, thonë organizatorët.

 

Ndryshe, organizator është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, i cili me prejardhje është nga Theranda por që jeton një kohë të gjatë në Winterthur të Zvicrës, së bashku me menaxherin, Evren Dalipi.