Sport

Galatasaray afër Xherdan Shaqirit

Galatasaray ka bërë të ditur se tashmë kanë përparuar në përpjekjet për ta siguruar në ekip futbollistin e kombëtares zvicerane

Derisa Xherdan Shaqiri ishte në stërvitje me FC Baselin  në Marbella, Galatasaray nga Stambolli ka bërë të ditur se tashmë kanë përparuar në përpjekjet për ta siguruar në ekip futbollistin e kombëtares zvicerane.

Atletico Madrid, Sevilla, Porto, Bayern Munich, Tottenham Hotspur, Manchester United, Dynamo Kiev, Inter Milan dhe Galatasaray Istanbul, gati gjysma e Evropës  për momentin janë të interesuar pas yllit kosovar të futbollit në Zvicër, Xherdan Shaiqiri.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terin pas ndeshjes kundër skuadrës Adana Demirspor, ka deklaruar se bisedimet me futbollistin e kombëtares zvicerane po vazhdojnë. “Natyrisht ne duam ta kemi Shaqiri”, ka thënë Terim

“Që nga korriku ne jemi pas tij, por tani bisedimet janë edhe më serioze “, ka konfirmuar edhe presidenti i Galatasaray, Unal Aysal.

“Unë nuk e kam takuar personalisht Shaqirin. Por njerëzit tanë janër duke biseduar me të”, ka thënë Aysal.

Turqit planifikojnë me Shaqirin ta zëvendësojnë Albert Rieran në Galatasaray.Spanjolli  kishte ardhur gjatë verës në  Stamboll, por që nuk kishte përmbushur pritjet e ekipit turk.