Kuriozitete
Garat mesjetare në Brazil
Të mbrojtur nga parzmore të rënda, këta kalorës brazilianë janë duke u përgatitur për garën ndërkombëtare që do të mbahet në Itali gjatë këtij viti
Epoka e kalorësve u ringjall në shtetin Sao Paulo, gjatë një gare me shpata, me ç’rast u rikrijuan betejat e njohura të epokës mesjetare. Gara që mbahej në qytetin Campinas është pjesë e Ligës tropikale, ngjarje lokale që organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i betejave mesjetare historike, i cili kërkon që sportin e shpatave ta kthejë në ditët moderne.
“Kjo garë është shumë e vështirë, të bëhesh kalorës, po ashtu. Kjo është traditë që u kalua nga babai tek i biri. E sot ja ku jam, i vendosur për t’u ndeshur”, tha Rodrigo Estevez, njëri nga pjesëmarrësit.
Të mbrojtur nga parzmore të rënda, këta kalorës brazilianë janë duke u përgatitur për garën ndërkombëtare që do të mbahet në Itali gjatë këtij viti.
“Është vërtet argëtuese të jesh pjesë e kësaj. Unë fillova duke bërë një kështjellë nga lego dhe tani gjithçka është e vërtetë me helmetë dhe me ring. S’ka asgjë si kjo”, tha një tjetër pjesëmarrës, Franco Soares.
Në këtë garë në Brazil kanë marrë pjesë edhe garues nga Gjermania, Kanadaja dhe Australia.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?