Kinema
“Gardhi”, filmi më i mirë në Palm Springs
Filmi “Gardhi” i regjisores Lendita Zeqiraj është fitues në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër, duke fituar kështu të drejtën e garës për OSCAR.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. “Shumë urime gjithë ekipit të mrekullueshëm të filmit, e sidomos ansamblit fantastik të aktorëve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri, Arti Lokaj”, ka shkruar Zharku në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Filmi ‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.
Palm Springs International ShortFest është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën Veriore.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe