Kosova

Garë e fortë për Gjilanin: deri në 14:00 votuan 25 për qind

Në Gjilan sivjet po zhvillohet një garë e fortë ndërmjet tri subjekteve politike, LDK-së e cila ka qeverisur me komunën, PDK-së e cila ka qeverisur dy mandate me Gjilanin dhe Lëvizja Vetëvendosje

Sipas informatave nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, dalja e qytetarëve deri në ora 14:00 në këtë qytet është mbi 25 për qind. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, në konferencë për media, i cili e ka vlerësuar procesin zgjedhor të qetë dhe pa probleme të theksuara.

Ai u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit që orët e pasdites t’i shfrytëzojnë për të votuar në mënyrë masive dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë procesin zgjedhor.

Në Gjilan sivjet po zhvillohet një garë e fortë ndërmjet tri subjekteve politike, LDK-së e cila ka qeverisur me komunën në katër vitet e shkuara, PDK, e cila ka qeverisur dy mandate me Gjilanin dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila në dy palë zgjedhjet është forcuar dukshëm në këtë komunë. Për kryetar të Gjilanit garojnë tre kandidatë: L:utfi Haziri-kryetari aktual nga LDK, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje, ish-refugjat i Zvicrës dhe Avokat e Popullit për 5 vjet dhe Zenun Pajaziti nga PDK.