Maqedonia

Garrett: Zgjidhja e kontestit të emrit i shërben sigurisë së rajonit dhe më gjërë

Diplomati britanik Garrett kërkon guxim nga Maqedonia dhe Greqia për të gjetur kompromis rreth kontestit të emrit.

Për mediat lokale në Shkup, Charles Garrett tha:

“Zgjidhja e kontestit të emrit është çështje qendrore për sigurinë e gjithë rajonit, edhe për vendet perëndimore së bashku me Britaninë e Madhe.”

Diplomati pret që të dyja vendet fqinje të gjejnë kompromisin, ndërsa zgjidhje të jetë kthesë për të ardhmen e Maqedonisë dhe inkurajoi palët për të pasur guxim.

“Unë jam optimist i durueshëm. Shoh se bisedimet vazhdojnë, ka komente pozitive dhe është e qartë që ka vendosmëri në të dy palët edhe në Shkup edhe në Athinë, për ta zgjidhur çështjen e emrit. Duhet guxim politik që të arrihet marrëveshja e nevojshme”, tha Garrett.
Charles Garrett tha se kjo mbështetje ka dhe do ekzistojë çdoherë nga Britania e Madhe.