Sport

Gashi ‘bombardon’ dy herë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola kundër San Jose, ku paraqitet Jahmir Hyka

 

Pas një ‘agjërimi’ Shkëlzen Gashi i është rikthyer golave. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola kundër San Jose, ku paraqitet Jahmir Hyka, shkruan albinfo.ch.

 

Colorado fitoi me rezultat 3:0, derisa dy gola në këtë përballje i shënoi Gashi. Ai realizoi në minutën e 29-të dhe 56-të. Këto ishin golat e parë të sulmuesi kuqezi këtë edicion në Kampionatin amerikan.

 

Ai edicionin e kaluar kishte shkëlqyer, duke qenë lojtari kryesor. Colorado nuk po kalon formë aspak të mirë, megjithatë, me kthimin e Gashit në ekip pas lëndimit, kjo skuadër pritet t’i kthehet rezultateve pozitive.

 

Colorado është e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë nga nëntë ndeshje.

 

https://web.facebook.com/MLS/videos/10155338068918887/

 

 

https://web.facebook.com/MLS/videos/10155338213363887/