Futboll
Gashi dhe Hyka shënojnë në Amerikë
Kampionati amerikan flet “shqip”. Dy futbollistët shqiptarë, Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka janë rikthyer me gola për skuadrat e tyre.
Si Gashi ashtu dhe Hyka, kishin një kohë të gjatë që nuk shënon, dhe tani me sa duket janë rikthyer në formën e tyre më të mirë, shkruan albinfo.ch.
Goli i fundit i Gashit datonte më 13 maj të vitit 2017, në fitoren 3:0 përballë San Jose. Kujtojmë që shqiptari mungoi për një kohë të gjatë pas një dëmtimi dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’u rikthyer.
Gashi shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit në sfidën e luajtur përballë Torontos. Colorado arriti të fitonte me rezultatin 2:0 duke u ngjitur në vendin e gjashtë.
Nga ana tjetër anësori Hyka, i shmangi humbjen skuadrës së San Jose, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 85-të, në barazimin 2:2.
30-vjeçari nga Tirana kishte që në 21 maj të vitit 2017 që nuk gjente rrugën e rrjetës.
Just @s_gashi11 doing what Gashi does. pic.twitter.com/xPgyyBGRDF
— Colorado Rapids (@ColoradoRapids) April 14, 2018
Welcome back, Jahmir Hyka! ???#WeAreSanJose | #SJvHOU https://t.co/zsxqbb3SVn
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) April 15, 2018
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor