Kosova
Gashi kërkon nga Banka Botërore ndihmë për bondet për diasporën
Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore Gashi i informoi për disa programe në të cilat janë duke punuar e në veçanti atë të krijimit të bondeve për diasporën, një model i cili është duke u aplikuar që nga viti 1951 në Izrael
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e fundit të vizitës në SHBA ka takuar drejtorin e programit për remitenca dhe migrim në Bankën Botërore, Dilip Ratha dhe Sonia Plaza, ekonomiste e lartë me të cilët kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e strukturimit në remitencave të diasporës dhe shndërrimit të tyre në një model të zhvillimit ekonomik dhe social.
“Ne kemi një diasporë të madhe të shpërndarë në Evropë dhe ShBA dhe kontributi i kësaj diaspore në formën e remitencave është mbi një miliardë euro në vit. Ne i shikojmë ata si partnerë të rëndësishëm, investitorë serioz që mund t`i kanalizojnë këto remitenca drejt projekteve të rëndësishme në Kosovë”, ka thënë Gashi.
Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore Gashi i informoi për disa programe në të cilat janë duke punuar e në veçanti atë të krijimit të bondeve për diasporën, një model i cili është duke u aplikuar që nga viti 1951 në Izrael, ndërsa së fundmi ka filluar të aplikohet edhe në Nigeri.
“Ne mund të ju ndihmojmë duke ju ofruar ekspertizën tonë në krijimin e bondeve të tilla, regjistrimin e tyre, të kemi rol këshillëdhënës” theksoi Ratha.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat