Kosova

Gashi i kërkon Zaevit lehtësi nëpër kufij

“I kërkova Kryeministrit Zaev lehtësime në pikat kufitare me Kosovën dhe pres që ditëve në vijim, në takimet bilaterale, të dakordohemi për këtë”

Zv. kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, i ka kërkuar Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, që gjatë festave të fundvitit të shtojë kapacitetin e punës në pikat kufitare me Kosovën.

“I kërkova Kryeministrit Zaev lehtësime në pikat kufitare me Kosovën dhe pres që ditëve në vijim, në takimet bilaterale, të dakordohemi për këtë”, citohet të ketë thënë Gashi, njofton Zyra për media. Ai po ashtu i ka propozuar Kryeministrit të Maqedonisë edhe një ndeshje miqësore në futboll mes dy përfaqësueseve.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka takuar edhe homologun në Qeverinë e Maqedonisë, ministrin e Diasporës, Edmond Ademi.