Kosova

Gashi: LDK-ja nuk i beson VV-së për hetimin e SHIK-ut

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo parti nuk i beson Vetëvendosjes për hetimin e SHIK-ut.

Sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi, Vetëvendosje nuk e ka besimin e deputetëve të LDK-së për çështjen e hetimit të SHIK-ut.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se LDK-ja nuk do t’ia japë nënshkrimet VV-së për hetimin parlamentar të SHIK-ut, për shkak se në të kaluarën ajo e ka keqpërdorur besimin e disa deputetëve të LDK-së, përcjell albinfo.ch.