Sport

Gashi: Marrim shtatë pikë dhe kalojmë grupin

“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbar me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin dhe me besuar në të tria ndeshjet”, deklaroi sulmuesi kuqezi

 

Shkëlzen Gashi është shprehur shumë optimist për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Francë. Ai beson se Shqipëria mund të grumbullojë shtatë pikë në grupe dhe të kualifikohet tutje, shkruan albinfo.ch.

“Tani kanë filluar emocionet. Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një event kaq madhor, ndaj duhet të japim maksimumin. Takimi me Zvicrën do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të fillojë ndeshja do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq”, ka thënë Gashi në konferencën për media në Austri.

Ai ka folur edhe për ndeshjet e grupit A, ku do të përballen me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë. “Është shumë e rëndësishme ta nisim mbar me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin dhe me besuar në të tria ndeshjet”, përfundoi sulmuesi kuqezi.