Sport

Gashi në garë për dy çmime

Ai ishte në 18-shen më të mirë të javës, ndërsa goli i dytë i tij ka hyrë në garë për Golin më të mirë të javës në Kampionatin amerikan

Shkëlzen Gashi ka filluar të shkëlqejë sërish në kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.

 

Gashi në ndeshjen e fundit kundër skuadrës San Jose, ku paraqitet Jahmir Hyka shënoi dy gola në fitoren e Colorados prej 3:0.

 

Ai ishte në 18-shen më të mirë të javës, derisa goli i dytë i tij ka hyrë në garë për Golin më të mirë të javës në Kampionatin amerikan.

 

Shkëlzen Gashi ishte futbollisti më i mirë i skuadrës së tij në edicionin e kaluar, kurse në fillim të këtij sezoni u përballë me disa lëndime.