Kosova

Gashi: Të shkurtojmë pritjet e bashkatdhetarëve nëpër kufij

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhur për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka pritur drejtorin e BSK-së Blerim Pushkolli me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare”  ka thënë  Gashi.