Futboll

Gazetarët e SRF ndjekin gjurmët e talenteve me origjinë nga Ballkani

Emisioni titullohet «Mission ImBüssible – Am Ball im Balkan» që është lojë fjalësh, pasi Stefan Büsser shkurt thërritet Büssi. Emisioni do të ndahet në tri pjesë

Gazetarët e televizionit zviceran “SRF” Stefan Büsser dhe Manuel Rothmund kanë kryer një udhëtim përreth Ballkanit: nga Cyrihu drejt Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Maqedonisë deri në Gjilan të Kosovës, vendlindjen e  Xherdan Shaqirit. Dyshja kërkon të zbulojë rrënjët e lojtarëve më të mirë zviceranë, përcjell albinfo.ch.

Emisioni i tyre titullohet «Mission ImBüssible – Am Ball im Balkan» që është lojë fjalësh, pasi Stefan Büsser shkurt thërritet Büssi. Emisioni do ndahet në tre pjesë, me itinerar:

Pjesa e parë -E premte, 29. qershor 2018: Në gjurmët e Mario Gavranovic (Kroaci) dhe Haris Seferovic (Bosnjë)
Pjesa e dytë – E premte, 6. korrik 2018: Në gjurmët e Josip Drmic (Kroaci), Vladimir Petkovic (Bosnjë), Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili (Maqedoni)
Pjesa e tretë – E premte, 13. korrik 2018: Në gjurmët e Valon Behramit, Granit Xhakësdhe Xherdan Shaqirit (Kosovë)
Secili emision do të emetohet nga ora 21.00 në SRF1.