Kosova

Gazetarët nuk u kursyen nga spreji pikant i Policisë

Gjatë arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, Keq pësuan edhe gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët që ishin në vendin e ngjarjes

Nga spreji pikant që ka përdorur Policia e Kosovës gjatë arrestimit të tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena haxhiu, kanë pësuar edhe gazetarët, fotoreporterët e kameramanët. Në këtë rast, duket se më keq e ka pësuar kameramani i AP-s, Sylejman Kllokoqi.

Kjo nuk është hera e parë që gazetarët bien preh e dhunës nga policia, pasi që përdorimi i forcës, gazit lotsjellës dhe sprejit pikant, asnjëherë nuk i ka kursyer mediat.

Ndryshe, sot paradite, afër Kuvendit të Kosovës, Policia Speciale ka arrestuar deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi. Ndaj tyre është lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi ata refuzuan disa herë të paraqiten në gjykatë për t’u deklaruar rreth gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.