Integrimi
Gazmend Freitag dhe “Piktura e përjetësisë”
Në vazhdën e pikturave të tij interesante, piktori ynë së fundmi në kuadrin e ciklit të punimeve të tij "Eisenbahnbrücken Zyklus", (Cikli i urave hekurudhore) ka pikturuar një urë në Linz
Piktori shqiptar që jeton në Austri, Gazmend Freitag, çdo ditë e më shumë është në fokusin e mediave austriake. Ai jeton prej disa vjetësh në Linz të Austrisë dhe puna e tij prej piktori ka bërë që tashmë të ketë simpatizues të shumtë të punës së tij.
Në vazhdën e pikturave të tij interesante, piktori ynë së fundmi në kuadrin e ciklit të punimeve të tij “Eisenbahnbrücken Zyklus”, (Cikli i urave hekurudhore) ka pikturuar urën në Linz, e cila është ndërtuar gjatë periudhës 1897 deri më 1900, të cilën komuna ka vendosur ta shkatërrojë.
“Një gazetë nga Linz-i më ftoi ta pikturoj urën e përmendur të qytetit, e cila ditë më parë u mbyll, mbas 116 vjetëve. Qytetarët e kanë një nostalgji të madhe për këtë urë. Fotot me mua i ka bërë gjithashtu kjo gazetë”, thotë Freitag për albinfo.ch.
Në shkrimin e gazetës “linza.at” piktori ynë me origjinë nga Komuna e Malishevës shprehet: “Urat për mua janë diçka lidhëse, ndërsa shkatërrimi i tyre lë një zbrazëti, e cila nuk mund të plotësohet kurrë”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf