Kalendari

Gazmend Freitag, ekspozitë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë

Ekspozitë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë me rastin e ditës me  “dyer të hapura” të Ambasadës, për herë të tretë radhazi, piktori shqiptar, Gazmend Freitag (48), prezanton eksponate në vaj dhe grafika kryesisht me motive shqiptare. Si vepër kryesore krahas “Bareshes” dhe “Shqiponjes” në vaj do të ekspozohet për herë të parë edhe portreti i Pjetër Bogdanit, “Nusja nga Mitrovica” si grafika mjaft bukur të realizuara të cilat shpesh janë publikuar në mediat shqiptare.

Ekspozitës i bashkëngjitet edhe piktorja shqiptare Ilirjana Ajeti si dhe fotografi Gjergj Mazi. Kjo ekspozitë në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit.

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë

  1. maj 2017, ora 11.00
  2. Prinz-Eugen-Straße 18

Vjenë, AUSTRI