Kultura
Gazmend Freitag, pjesë e ekspozitës pranverore të “Biennale Austria”
Kësaj radhe me dy piktura: “Akt mit rotem tuch” dhe “Tish” merr pjesë edhe piktori shqiptar Gazmend Freitag i cili jeton në Linz të Austrisë
Organizuar nga shoqata e njohur për opromovimin e vlertave artistike “Biennale Austria”, në qendër të Vjenës u hap ekspozita e pikturave nga disa autorë, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Austri dhe nga vende tjera. Kësaj radhe me dy piktura: “Akt mit rotem tuch” dhe “Tish” merr pjesë edhe piktori shqiptar Gazmend Freitag i cili jeton në Linz të Austrisë.
Veç piktorit tonë, aty kemi veprat emrave te njohur piktoresh nga kombe të ndryshme: Eugenio Azzola, Herbert Bauer, Alessandra Bisi, Admira Bradaric,, Pascal Dorothee, Eddie, Darius Foroutan, Michael Gerisl, Ingrid Halter, Claudia Hiddemann- Holthoff, Bozena Kormout, Gerlinde Kosina, Regina Merta, Domingo Parada, Helga-Anna Puchner, Rosangela Scheithauer, Soha Yehia Abou Hussein, Chris UI, A. Verdier-Fourmond, Gisela Zimmermann.
Mes shumë aktiviteteve Gazmend Freitag është edhe anëtar i Shoqatës ::Kunstprojekte:: në Vjenë. Është krenari të prezantosh e të jesh pjesë e katalogut ndërkombëtar, të njihesh me artistë të njohur e veprat e tyre nga shumë vende me traditë në artin e pikturës. Biografia e artistit tonë tani është e botuar në disa gjuhë botërore katalogëve të piktorëve aktiv me vepra të shpërndara e të kërkuara.
Talentin për pikturim Gazmendi e ka kultivuar që në bankat e shkollës në Prizrenin piktoresk, ku mori mësimet e para. Pikturat e tij karakterizohen me një gjallëri që flasin nga çdo kënd i tyre. Pasqyrimi artistik përmes grafitit dhe ngjyrave është diçka e veçantë ku njeriu nxjerr mesazhin e veprës natyrshëm dhe me shije. Pikturat nudo janë profesionale dhe dalin nga vet shkolla e tij specifike e mjeshtërisë me specializim tek Mag. Annelies Oberdanner në Linz, diçka e veçantë nga piktorët shqiptarë. Malli për vendlindjen e tij, Prizrenin e bukur, nuk e lë të qetë asnjëherë. Ai me dashuri e besnikëri milimetrike i shpreh ato në urat e gurta, ndërtesat e kalanë madhështore e cila i rri mbi kokë në histori po si plisi me shkëlqimin e tij. Rrugicat me kalldrëm guri shekullor, dyert e drunjta karakteristike të kthejnë aty pranë vatrës ku piktori kaloi rininë e gjimnazistit.
Nuk mund të kuptohet plotësisht krijimtaria e tij pa portretet në grafikë të bëra me frymëzim dashurie të shumë personaliteteve të njohura kombëtare si: , Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shën Teraza, Ismail Kadare, Ali Podrimja e të tjera. Ato janë vlerësuar nga kritikë arti në disa revista në Austri dhe Itali bazuar në energjinë, specifikën shprehëse të tij artistike. Shtypi vendor e ka vlerësuar artin e kultivuar nga piktori ynë në shumë gazeta e revista. Bazuar në hapat e Gazmendit dhe energjitë e tij të pashtershme, do të kemi vepra të reja të nivelit të kohës ku që krijohen në vendet perëndimore ku vlerësohet arti.
Kështu, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngre përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do të jetojë gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe Gazmend Freitag.
Gazmend Freitag, u lind në Pataçan të Poshtëm të komunës së Rahovecit, regjioni i Prizrenit, ku kreu shkollimin fillestar, një pjesë të studimeve në Universitetin e Prishtinës, kurse për grafikë dhe pikturë specializoi në Austri. Pikturat e tij janë ekspozuar në shumë qytete të Austrisë, Italisë, Sllovakisë, por jo edhe në vendlindje.
“Gjithmonë në qenien time e kam vendlindjen time, ëndërroj të krijoj kushte për hapje të një ekspozite në Prizren, Prishtinë e Tiranë. Shpresoj se nuk do jetë e largët realizimi i dëshirës sime”, shprehet me mall Gazmend Freitag.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut