Sport

Gega merr të artën në garën ballkanike

Gega shënoi kohën më të shpejtë 9 minuta e 6 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera

Luiza Gega ka dalë e para në garën ballkanike të 3000 metrave, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Ajo me këtë rast ka marrë medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Turqi.

Gega shënoi kohën më të shpejtë 9 minuta e 6 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera, transmeton “Top-Channel”.

Një vit më parë po në Stamboll, atletja 29-vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.