Kosova
Gentiana Karpuzi ligjëruese në Britani të Madhe
Gentiana është pjesëtarja e parë nga FSK-ja, që merr kontratë dyvjeçare si ligjëruese në një akademi prestigjioze ushtarake
Ka më shumë se shtatë vjet që është bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por sukseset që ka arritur janë të mëdha.
Gentiana Karpuzi nga e hëna do të nisë punën si instruktore e fitnesit në Shkollën e Ushtrisë së Trajnimit Fizik në Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, raporton televizioni publik i Kosovës.
Gentiana është pjesëtarja e parë nga FSK-ja, që merr kontratë dyvjeçare si ligjëruese në një akademi prestigjioze ushtarake, përcjell albinfo.ch.
“Do të jetë një përgjegjësi. Do të mundohem të përfaqësoj sa më mirë FSK-në dhe vendin tim”, ka thënë Karpuzi.
Ajo ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi i kanë ndihmuar shumë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë