Lajme

Germani Airways bllokon numrat e telefonit!

Redaksia e Albinfo.ch ka tentuar sot të bisedoj me këtë agjension, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Pas raportimit të djeshëm të Albinfo.ch, agjensioni Germani Airways ka bllokuar të gjithë numrat e telefonave. Redaksia e Albinfo.ch ka tentuar sot të bisedoj me këtë agjension, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Numrat të cilët u bllokuan nga mashtruesit janë : +41615880330 dhe +41615881554. E gjitha çka mund të dëgjohet është një mesazh nga ofruesi i shërbimeve telefonike i cili thot se ky numër është bllokuar për arsye të veprimtarisë jo ligjore.

Të ju rikujtojmë se Germani Airways është agjensioni i regjistruar në shtetin Gjerman në emër të Sefa Tuncer i cili ka në pronësi edhe kompaninë Express Airways i cili në vitin 2015 së bashku me B.Rr dhe turkun tjetër S.Y. kishin lënë pa udhëtuar qindra pasagjerë. Albinfo.ch në vazhdimësi do të ju sjellë gjitha informatat sa i përket këtij grupi të cilët po mashtrojnë diasporën Kosovare !

Agjencioni në fjalë  gjatë ditës së premte ka dërguar një e-mail redaksinë e platformës Albinfo.ch duke thënë se ndërprerja e numrave të telefonit të cilët albinfo.ch i ka publikuar, është një problem teknik që pritet të rregullohet së shpejti.

Por, mjafton të telefononi në numrin e kësaj agjencie 0615881554 dhe do të kuptoni që bllokimi i numrave nuk është problem teknik.

Redaksia ka provuar përsëri të kontaktoj me këtë agjeci dhe përsëri hasëm në mesazhin e njëjtë ku thuhej se ky numër është i bllokuar për shkak të aktiviteteve jo legale.

Numri i vetëm i cili funksionon ende është një numër në VIBER.

Ata tanimë kanë filluar edhe të anulojnë fluturimet, të cilat ishin paraparë që të realizoheshin nga fillimi i javës së ardhshme.

Ne ju ftojmë të gjithë ju që keni rënë pre e mashtrimeve të na kontaktoni përmes e-mail (arlindimeri@outlok.com) dhe të na dërgoni biletat e juaja apo çfarëdo dëshmie që posedoni lidhje me  mashtrimet nga agjencitë e rrejshme.