Kosova

Germin: Debat virtual rreth Projektligjit për Diasporën

Ky ligj ka për qëllim rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës

Germin organizon bashkëbisedim virtual në Google Hangout, më 14 tetor 2016, nga ora 18:00(GMT+2), për të diskutuar rreth Projektligjit për Diasporën.

Ky ligj ka për qëllim rregullimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, përcaktimin e statusit të pjesëtarëve të diasporës, mbrojtjen e të drejtave sociale dhe politike si dhe interesave tjera të diasporës, po ashtu dhe përcaktimin e përgjegjësive që autoritetet e Republikës së Kosovës kanë në këtë fushë.

Projektligjin mund ta shkarkoni KËTU

Presim nga ana juaj që t’i kaloni komentet e juaja direkt në platformën konsultimet.rks-gov.net ose [email protected]. Ju po ashtu, mund ti dërgoni komentet tek z. Behar Isma [email protected], U.D. Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Diasporës.