Maqedonia

Gjashtë pika pagesore nga Shkupi në Selanik

Në fund të muajit prill pritet të lëshohet në përdorim autostrada e re nga Demir Kapia në Selanik, që don të thotë se rruga Shkup – Gjevgjeli do ketë pesë pika pagesore (nga tre sa kishte), ndërsa deri në Selanik gjashtë sosh, informon albinfo.ch.

“Nga momenti i ndarjes së lejes për ndërtim, afati i ndërtimit është prej 8 deri 10 muaj. Do të ketë dy pika pagesore, njëra në Gjevgjeli, njëra në Demir Kapi. Do të jenë me sistem më modern me të gjithë matësit botërorë, që mos të ketë ngecje” – tha Zoran Kitanov, drejtor i Agjencisë së rrugëve.

Ministri i transportit Goran Sugarevski njoftoi se paralelisht me ndërtimin e autostradave, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për riparimin e 30 rrugëve në vend.

Në terren tashmë po përfundon riparimi i gjashtë akseve në gjatësi prej 58 km në vlerë prej 304 milionë denarë.