Shkurt.ch

Gjashtë ushtarë të lënduar nga përplasja mes dy tankeve në Knonau (ZH)

Gjashtë ushtarët e plagosur i përkasin shkollës së këmbësorisë në shërbim të gjatë në Birmensdorf (ZH)

Gjashtë ushtarë u lënduan në një aksident të enjten në afërsi të Knonau (ZH). Disa prej tyre pësuan lëndime më të lehta e disa më rënda, në një përplasje mes dy tankeve, të ashtuquajtura “Prianha”, ka bërë të ditur ushtria zvicerane.

Gjashtë ushtarët e lënduar i përkasin shkollës së këmbësorisë në shërbim të gjatë në Birmensdorf (ZH). Ata të gjithë janë dërguar në spital për t’u trajtuar.

Drejtësia ushtarake ka hapur një hetim për të njohur shkaqet e aksidentit, thuhet në deklaratën ushtarake.