Lajme

Gjatë 24 orëve kanë ndodhur mbi 50 aksidente, një i vdekur

Një person ka vdekur në një aksident trafiku ndërsa gjatë 24 orëve te fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 27 aksidente që ka pasur njerëz të lënduar ndërsa 38 aksidente tjera që kanë ndodhur nuk ka pasur të lënduar, transmeton albinfo.ch.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu njoftohet se policia e trafikut ka shqiptuara 2153 tiketa për ngasësit që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia njofton se ka arrestuar 13 persona prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje.