Maqedonia

Gjatë marsit janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/SIDA

Gjatë muajit mars janë regjistruar tetë raste të reja me HIV/SIDA. Të gjithë këto raste janë të gjinisë mashkullore, të moshave 20-29, 30-39 dhe 40-49, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas vendit të banimit, këta persona janë nga Shkupi, Negotina, Prilepi dhe Dellçeva. Të gjithë këta persona janë pjesë e MSM popullsisë (meshkuj seks me meshkuj).

Përfshi rastet më të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV/SIDA në Maqedoni, në periudhën 1987-2018, është 370.